I thonë Zogu i Tironës, por nga është me origjinë Hermesi?
- TheAlbanian Times
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Jemi mësuar ta shikojmë çdo mëngjes në ekrane të ndryshme televizive, duke prezantuar e duke folur për tema nga më të ndryshmet. I kemi thënë përherë "Zogu i Tironës", por nga është ai me origjinë në të vërtetë?
Hermesi pretendon se është nga Tirana dhe komplet tjetër gjë tregoi tezja e tij, Luçi në emisionin e mëngjesit.
Pas një debati të ashpër me Dajanën në studio mbi origjinën e tij, Hermesi u detyrua të telefonojë tezen, e cila sqaroi gjithçka.
Teze Luçi ndodhej në tualet, duke u larë në momentin e telefonatës.
Ajo i tha:
Ne nuk kemi lidhje me malësinë. Nga e mamit, Zogu është nga Korça, nga babi është nga Lushnja. Kanë ardhur dhe kanë jetuar prej vitesh, mbi 60 vite në Tiranë, por origjinën e kanë andej."
E përsëri Zogu insistonte të thoshte se është nga Tirana, pasi ka lindur vet në Tiranë.



Commentaires