top of page

Flet policja që hutoi një Shqipëri të tërë: Unë qaj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 15, 2018
  • 1 min read

Disilva Muçopata është punonjësja e policisë Bahskiake në Tiranë prej më shumë se dy vitesh. Ajo u njoh nga të gjithë dhe bëri përshtypje pasi "Erion Veliaj publikoi fotot e disa femrave në rrjetet sociale, ditën e 8 Marsit.

Loading ad

Deri dje, policja bukuroshe kishte ndenjur në hije, ndërsa e ftuar në Top Show ajo tregoi disa nga momentet më të vështira që has gjatë punës.

Disilva u shpreh:

Kur prishim ndonjë shtëpi. Kur jemi të detyruar të nxjerrim familjarët nga banesa. Është situatë e sikletshme, unë e përjetoj, edhe qaj.

Por drejtuesit e emisionit nuk nguruan edhe ta pyesin se si ngacmohet kur është në rrugë.

E reja tregoi:

Pjesa e uniformës ka ngacmime të ndryshme, ka ngacmime të tjera të tipit: "O shefe do m'i vendosësh mua prangat, o shefe sa sy të bukur që ke". Ndërsa kur jam civile, i di ti pak a shumë llojet e ngacmimeve".


 
 
 

Comments


bottom of page