Ar i pastër dhe diamante bien nga avioni në Siberi
- TheAlbanian Times
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Një skenë si në ëndrra ka ndodhur në rajonin më të ftohtë të Rusisë ku shufra ari, gurë diamanti dhe platin kanë rënë nga një avion.
Aeroplani Nimbus Airlines AN-12 pati probleme gjatë fluturimit sapo u nis nga aeroporti i Yakutskut ditën e sotme.
Por për 26 kilometra nga aeroporti, ai ka hedhur shufra ari përgjatë gjithë veri-perëndimit të Yakutsk. Sa më shumë ngrihej aeroplani aq më shumë ngarkesë ari binte në tokë.
Mirëpo sipas raportimeve pjesa më e madhe është rrëzuar brenda pistës së avionëve dhe policia ka izoluar menjëherë zonën dhe në këto momente vazhdon kërkimet.
Avioni është detyruar të ulet në aeroportin e afërt të Maganit, ndërsa vlera e ngarkesës së humbur llogaritet në 21 miliardë rubla ose rreth 360 milionë dollarë.
Policia ka ndaluar inxhinierët teknikë të aeroportit Yakutsk të cilët kishin përgatitur avionin për ngritje. Yakutsk është kryeqyteti i Yakutia ose Republika Sasha, rajoni i prodhimit të diamantit në Rusi.
Imazhet që qarkullojnë ende në internet përfshijnë foto të diamanteve apo të arit të pastër të shpërndarë nëpër pistë.







Comments