top of page

Vajza e miliarderit vdiq tragjikisht para dasme, i fejuari në gjendje shoku mbahet me ilaçe

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 14, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë me një bilanc tragjik vdekjeje ndodhi disa ditë më parë ën malet e Iranit.

Asnjë të mbijetuar nuk pati nga bordi me 11 persona në avionin që kthehej nga Dubai, ku vajza e një miliarderi turk kishte festuar festën e beqarisë me disa mikesha.

Mina do të martohej me 14 prill ndërkohë që në mediat turk po qarkullon telefonata e saj e fundit me njeriun e zemrës.

Ajo e ka telefonuar të fejuarin e saj rreth orës 16:30 dhe i ka thënë:

Pas 5 orësh jam pranë teje i dashur”.

Murat Gezer është biznesmeni i cili do të martohej me bukuroshes dhe do e surprizonte duke i dalë në aeroport.

Është mësuar se ai ndodhet në gjendje shoku dhe po mbahet me qetësues.

Sipas mediave turke, tri prej të rejave që vdiqën tragjikisht do të martoheshin gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë.


 
 
 

Comments


bottom of page