top of page

Pezullohen nga puna tre policët që bënë foto me femrat lakuriq

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 14, 2018
  • 1 min read

Tre oficerë të policisë shtetërore janë pezulluar nga puna pasi pozuan në fotografi me disa vajza të zhveshura në plazh.

Ngjarja ka ndodhur në Kankun të Meksikos ndërsa imazhet e policisë me tre zonjushat të zhveshura topless, u bënë virale nëpër mediat sociale gjatë fundjavës.

Policët ishin veshur me jelek antiplumb dhe mbanin armë automatike në kohën kur vajzat u kërkuan të bënin foto.

Ato mendohet se janë turiste por kombësia e tyre ende nuk është e qartë.

Policët ishin duke patrulluar në plazhet e Kankunit pas një sulmi me dhunë në këtë rajon.

Duke qenë se Kankuni është një destinacion turistik i popullarizuar, policia patrullon më tepër për të shmangur dhunën që shkaktohet në pjesën tjetër të Meksikës.


 
 
 

Comments


bottom of page