Arrestohen 21 shqiptarë në Itali, u kapën me 2300 kg drogë
- TheAlbanian Times
- Mar 14, 2018
- 1 min read
Një operacion i madh është organizuar mëngjesin e sotëm në Itali, ku janë arrestuar dhjetëra shqiptarë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet kanë vënë në pranga 43 persona, mes të cilëve 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë.
Operacioni i koduar “Shefi” u ekzekutua nga Antimafia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.
Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.
Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të veçanta droge.
Arrestimet janë kryer në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.
Personat që kanë rënë në pranga ishin prej kohën nën vëzhgim nga policia italiane dhe janë akuzuar zyrtarisht ditën e sotme për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Droga trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.

Comentários