top of page

650 kg drogë në Tepelenë/ Arrestohen babë e bir, do ta transportonin me gomone në Greqi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 14, 2018
  • 1 min read

Rreth 650 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar në një operacion të Policisë së Gjirokastrës mesditën e sotme.

Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë me në krye drejtorin e Policisë Koço Dafa.

Në pranga kanë rënë babë e bir Delo dhe Zeman Kordha dhe është shpallur në kërkim djali tjetër i tij A. Kordha.

Është bërë me dije se lënda narkotike ka qëndruar në stok për gati dy vite në një vendndodhje jo shumë larg qytetit të Memaliajt dhe ishte paketuar në thasë gati për t’u transportuar.

Bëhet me dije se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare.

Kjo është sasia më e madhe e kapur nga Policia e Gjirokastrës gjatë 10 muajve të fundit.


 
 
 

Comments


bottom of page