Çfarë i kërkuan Aldo Bare dhe Roland Xhepexhiu ministres Gjonaj?
- TheAlbanian Times
- Mar 13, 2018
- 1 min read
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka realizuar ditën e sotme një vizitë të papritur në në burgun e Peqinit, ku ka takuar të burgosurit "vip".
Ministrja duket se është gjendur e papërgatitur përse u ndodh pikërisht në qelinë e Aldo Bares.
Ajo u fut në qelinë ku vuan dënimin Bare dhe i dënuari me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu.
Si rrallë ndonjëherë, ministra u njoh nga afër me kërkesat e të dënuarve, kushtet dhe trajtimin e tyre në këtë institucion të dënimit.
Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me “katastrofë” siç kanë qenë më parë tha ai.
I dënuari për vrasje deklaroi gjithashtu se gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin.
Ndërsa shoku i tij i dhomës, Xhepexhiu, u shpreh i pakënaqur duke deklaruar se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë.


Yorumlar