Turistja lind foshnjën teksa notonte në Detin e Kuq
- TheAlbanian Times
- Mar 13, 2018
- 1 min read
Një turiste ruse ka lindur foshnjën e saj në ujërat e Detit të Kuq, ndërsa ishte duke notuar. Hadia Hosni El Said ka fotografuar këto imazhe nga ballkoni i apartamentit të saj në Dahab, në veri të Sharm el-Sheikh, duke treguar një baba të ri që po dilte nga oqeani ndërsa mbante në krahë të porsalindurin e tij.
Placenta e foshnjës u vendos në një tas, ndërsa kordoni i fëmijës ishte ende i lidhur. Një tjetër i mitur po priste në breg për të përshëndetur të voglin, ndërsa nëna iu bashkua pas pak duke krijuar një moment familjar tepër prekës.
Pak momente më vonë edhe nëna doli nga deti dhe dukej sikur ajo sapo kishte përfunduar së notuari përpara se t'i bashkohej foshnjës në rërën e plazhit.
Njeriu i moshuar që mban më pas foshnjën në krahë është një mjek i specializuar në lindjet e ujit, ç'ka do të thotë se lindja e bebit ishte planifikuar para kohe.
Që pas publikimit të këtyre fotove të shtunën e kaluar, ato janë bërë virale duke u shpërndarë më shumë se 2.000 herë dhe duke marrë mijëra komente.
Identiteti i nënës nuk është zbuluar dhe as nuk dihet gjë për gjendjen e fëmijës, ndonëse paraprakisht të dy u dukën të lumtur dhe të shëndetshëm pas lindjes.
Gjithë komentuesit vlerësuan bukurinë dhe lehtësinë që jep lindja në ujë.







Comments