top of page

Me 15 kg kokainë në makinë, përgjigja që fundosi keq çiftin shqiptar të trafikantëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 13, 2018
  • 1 min read

Një çift shqiptarësh është vënë në pranga nga policia e Firences pasi u kapën me 15 kg kokainë në makinë.

Ata janë arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Scandici, pasi ranë në kurthin e pyetjeve që iu drejtuan karabinierët.

32 dhe 25-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike e fshehur në brendësi të automjetit të tyre, e maskuar në pako me etiketë të huaj.

Kontrolli i karabinierëve i nervozoi ata deri në atë pikë sa filluan të jepnin përgjigje të ndryshme nga njëri-tjetri dhe të gënjenin.

Atyre iu gjetën në makinë iu gjetën një sërë faturash të lëshuara disa orë më parë në Austri, që vërtetonin se kishin dalë nga Italia, gjë që ata e mohuan.

Një sasi lënde narkotike u gjet gjithashtu edhe në pjesën e motorit, që në total çonte në sasinë e 15 kg kokainë.


 
 
 

Comments


bottom of page