Avioni me 70 pasagjerë përplaset me aeroportin, 50 viktima
- TheAlbanian Times
- Mar 13, 2018
- 1 min read
Një aeroplan me më shumë se 70 pasagjerë është rrëzuar gjatë uljes në aeroportin më të madh të Nepalit, duke vrarë të paktën 50 persona.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat nga rrënojat e avionit të shkatërruar, i cili shpërtheu në flakë pak pas përplasjes.
Sipas “BBC”, avioni u përplas në pistën e aeroportit gjatë uljes.
Një i mbijetuar që arriti të thyente dritaren dhe të dilte para se avioni të shpërthente në flakë.
Duke ofruar ngushëllimet e tij, Kryeministri i Nepalit premtoi një hetim të menjëhershëm.
Njëzet të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.



Comments