Xhensila Myrtezaj është shtatzënë! Zbulohet gjinia e foshnjës
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Janë përfolur prej kohësh se do të bëhen prindër, por as Xhensila Myrtezaj dhe as Bes Kallaku nuk janë prononcuar publikisht
Megjithatë, dikush duket se ka zbuluar sekretin e tyre, pasi burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar se Xhensila është disa muajshe shtatëzënë.
Ajo dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, celebruan dashurinë e tyre në martesë më 1 shtator të vitit të kaluar, ndërsa ndodheshin prej vitesh në një lidhje.
Por tanimë Xhensila Myrtezaj duket se do të bëhet nënë dhe pret fëmijën e saj të parë me aktorin.
Burimet tregojnë për “Iconstyle.al” se bukuroshja ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.
Madje është zbuluar edhe gjinia e foshnjës: Xhensila dhe Besi janë në pritje të një vajze.
Si ka lindur historia e Xhensilës dhe Besit?
Shkëndija e parë ka qenë në vitin 2010 kur Xhensila, 17 vjeçe po ecte në rrugë me nënën dhe Besi e kishte spikatur teksa bënte xhiro me makinë.
Duke rrëfyer momentin që e pa, Xhensila shprehet se:
Ka qenë rastësi. Nuk thonë kot, rastësia mbret i botës.
Unë kam qenë me mamin. Ai na ka ndaluar duke i thënë mamit tim që ke një vajzë shumë të bukur dhe ia lumturoftë Zoti. Mami im si një dashamirëse e madhe tij e mirëpriti komplimentin, madje i tha se, edhe vajza e saj (dmth unë) është artiste.
Aty Besit iu kujtova dhe e bëri lidhjen.
Nga ai çast e mbrapa nuk ndaloi së kërkuari për mua, deri sa më gjeti e më bëri për vete. Kështu nisi një lidhje dashurie shumë e lumtur. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit."








コメント