Vrau vëllanë, nusen e vëllait shtatzënë dhe nipin, dënohet “monstra” e Beratit
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Beratit Luan Marra.
Ai akuzohet për vrasjen e vëllait, Shpëtim Marrës, nuses së vëllait, Florie Marrës e cila ishte shtatzënë në momentin që ka ndodhur krimi, si dhe për vrasjen e nipit të tij 2-vjeçar, Artiol Marra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2006 në Havaleas të Kosozarës.
Gjykata e m të Beratit ka shpallur fajtor dhe dënon me burgim të përjetshem Luan Marrën për veprat penale: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Gjykata e Beratit rimori në gjykim dosjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthim të çështjes për gjykim nga e para.
Dy herë me radhë, Luan Mara është dënuar me burg të përjetshëm, por në të dyja rastet Kushtetuesja e ka rikthyer çështjen për gjykim nga e para.
Dyshimi mbi të cilin u bazua fajësia e tij kishte të bënte në lidhje me një marrëdhënie të mundshme mes tij dhe gruas së vëllait dhe se shtatzënia e Flories ishte pasojë e kësaj marrëdhënieje.


Comments