Vjen në jetë fëmija i dytë i Amit dhe Ermalit
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Ata kishin lajmëruar muaj më parë se ishin në pritjen e ëmbël të një fëmijë. Ami dhe Ermali kishin vendosur të shtonin familjen e tyre dhe të bënin me motër djalin, Joelin.
Sot ka ardhur në jetë vajza e çiftit të famshëm. Ka qenë vetë Ermali ai që ka publikuar në rrjetet sociale një foto të të treve bashkë.
Ai thotë se Zoti i bekoi me një vajzë, por nuk e tregon se si kanë vendosur ta quajnë atë. Siç duket, fatmirësisht gjithçka ka shkuar më së miri për ta.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë prindër të një djali, të quajtur Joel!




Comentários