top of page

U përcëllua në punë, 34-vjeçari montonte mina me telekomandë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 12, 2018
  • 1 min read

Një i ri i moshës 34-vjeçare u dëmtua paraditen e sotme pasi një lëndë i shpërtheu, teksa ndodhej në një dyqan celularësh.

Ngjarja ndodhi pranë Institutit të Higjienës në Tiranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se Gentian Hoxha montonte mina me telekomandë.

Sipas burimeve policore shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës nga një lëndë ende e papërcaktuar.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë plagë në pjesë të shumta të trupit.


 
 
 

Comments


bottom of page