Rita tregon ndarjen nga i shoqi: Folët bashkë dhe pas pak ndërroi jetë
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 2 min read
Rita Lati ka rrëfyer përballë vajzës së saj. Rozës, detaje sa interesante, plotë humor, por edhe me nota prekëse e trishtimi për jetën e saj. Artistja kujtoi edhe një herë momentin e ndarjes nga bashkëshorti por edhe të vdekjes së tij.
Ajo bëri të qartë se kishte jetuar plotë 12 vite me të shoqin ndërsa rrëfeu momentin që e shtyu të largohej prej tij.
Rita kujton:
Unë jetova 12 vite me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, mblodhe kukullat dhe the ‘Hajde ikim’, atëherë vendosëm që të iknim".
Aktorja u shpreh se në momentet e fundit të jetës së babait të Rozës është kujdesur që ajo të ishte pranë tij.
Me seriozitet rita shprehet:
Sido që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, babai është i domosdoshëm në jetë edhe thjesht kur hyn në shtëpi dhe unë e doja komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devotshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës.
Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot. Artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ‘Ja ku e ke Rozën, foli Rozës’. Folët bashkë dhe pas pak ndërroi jetë.
Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnim 90% të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua".





Comments