Qindra njerëz dalin nudo në qytet për një kauzë të jashtëzakonshme
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Qyteti më i madh Brazilit u pushtua ditën e sotme nga qindra njerëz të zhveshur, për një kauzë të rëndësishme.
Qindra çiklistë dolën në rrugët e Sao Paulos në një protestë të pazakontë kundër shoferëve të pakujdesshme në qytet dhe për t'u bërë thirrje autoriteteve të bëjnë më shumë për t'i mbrojtur,
Nisur nga numri i lartë i aksidenteve me vdekje nga përplasjet e biçikletave nga automjetet, një grup aktivistësh vendosën që të bëjnë një formë tubimi krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, duke fituar jo vetëm vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, por të shumë shtresave në Brazil, e më gjerë.
Protesta erdhi pasi mijëra çiklistë vriten në aksidente rrugore çdo vit në Brazil, ndërkohë që të dhënat nga ministria e shëndetësisë zbulojnë se 8,496 çiklistë u vranë nga viti 2010 deri në vitin 2017.












Comments