Pse asnjë avion nuk mund të fluturojë mbi shtëpinë luksoze të Messit?
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Kohët e fundit kanë nisur të qarkullojnë fjalët se asnjë avion nuk mund të fluturojë mbi shtëpinë e Lionel Messit, por deri pak më parë askush nuk e konfirmoi këtë fakt, e aq më tepër të tregonte arsyen pse.
Ka qenë pikërisht Javier Sanchez-Prieto, shef i përgjithshëm i agjencisë së fluturimeve “Vueling”, i cili është shprehur se zona përreth shtëpisë së Messit në Barcelonë ka kufizim për avionët.
Shtëpia e yllit të futbollit ndodhet rreth 10 km larg aeroportit, një prej më të populluarve në botë. Të shumta kanë qenë thashethemet mbi këtë fakt, por e vërteta është tërësisht e thjeshtë.
Sipas autoriteteve, në Gava, vendin ku ndodhet shtëpia e Messit, ka gjallesa të cilat janë në rrezik zhdukje dhe zhurmat e forta të motorëve të avionëve mund të shpërqendrojnë këto gjallesa, të ndikojnë negativisht tek to, ç'ka si rrjedhojë sjell prishjen e ekosistemit.
Siç e kuptuat, e gjitha ka lidhje me mjedisin dhe aspak me shtëpinë e yllit të Barcelonës.






Comments