top of page

Po ktheheshin nga festa me avion privat, vdes vajza e miliaderit dhe miqtë e saj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 12, 2018
  • 1 min read

Po kthehej nga një festë së bashku me miqtë, por avioni privat me të cilin po udhëtonin u rrëzua papritur duke i vrarë të gjithë.

Ngjarja e rëndë ka para pak minutash në Iranin jugperëndimor.

Një avion privat turk, me 11 udhëtarë në bord, u rrëzua mes provincave Chaharmahal dhe Bakhtiari

Avioni privat në pronësi të "Turkish Basaran Holding" ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që mësohet se në bord kishte tetë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Mediat e huaja raportojnë se vajza e biznesmenit të njohur Huseyin Basaran dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai.

Sipas raporteve të mediave turke, ajo kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm, por u shua tragjikisht mbrëmjen e sotme së bashku me miqtë.


 
 
 

Comments


bottom of page