Nëna shkon të lindë fëmijën e 7, vdes bashkë me foshnjen
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Kukësit, ku një nënë ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj.
Nurije Poçi do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa pak minuta më vonë, ka humbur jetën edhe ajo vetë.
Mes dhimbjes, familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së 40 vjeçarje dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet.
Sipas deklaratave të mjekëve, nëna dhe i vogli i saj kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por nuk dihet me siguri shkaku i tragjedisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë.

Comments