Me 12 kg kokainë të pastër e 100 mijë euro në makinë, bashkëpunëtorët "fundosin" shqiptarë
- TheAlbanian Times
- Mar 12, 2018
- 1 min read
Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi janë kapur me 12 kg drogë të tipit kokainë e pastër.
Shqiptarët e moshës 20 dhe 40 vjeç, iu gjetën gjithashtu 114 mijë euro para të thata në një automjet, të fshehura në një mënyrë të atillë që mund të zbuloheshin vetëm me anë të një pajisjeje elektronike.
Ata e kishin fshehur sasinë e kokainës në një tjetër automjet, gati për të bërë shkëmbimin.
Bashkëpunëtorët e tyre ishin ata që i nxorën zbuluar shqiptarët pasi i denoncuan në polici.
Dy automjetet ranë në sy në parkingu e një supermarketi, në Romano di Lombardia.
Policët i ndoqën deri në shtëpi, atje ku do të bëhej edhe shitja e lëndës narkotike.


Comments