top of page

Shqiptari përdhunon ulqinakun e moshuar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 11, 2018
  • 1 min read

Një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova dyshohet s ka përdhunuar dhe shantazhuar një 68-vjeçar me inicialet B.N., nga Ulqini.

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka vendosur paraburgimin me një muaj për shqiptarin. Ngjarja ka ndodhur rreth shtatë ditë më parë, kur shqiptari nga Kosova me iniciale E.R., i kishte kërkuar ulqinakut ta çonte deri tek Plazhi i Madh.

Atje dyshohet se e ka përdhunuar dhe më tej, pasi e ka fotografuar, i ka bërë atij shantazh për të mos treguar.

Shqiptari nga Kosova e ka mohuar akuzën që rëndon mbi të por fjalët e tij nuk e kanë bindur gjykatësin. 36-vjeçari është ndaluar më herët edhe për vjedhje në Kosovë e Mal të Zi.


 
 
 

Comments


bottom of page