top of page

"Sa kam b*thën e mirë"/Mamaja e Çiljetës: Qyqja Geti, erdhëm nga Tirana për këto fjalë?!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 11, 2018
  • 1 min read

Mamaja e Çiljetës ka folur si rrallë herë për mediat rozë dhe ka treguar një ndër momentet pikante në karrierën e së bijës. Më konkretisht ajo ka folur për bashkëpunimin e Çilit me Tingulli Trent për këngën "Dridhe", një bashkëpunim i 12 viteve më parë, por që ende është hit.

E ëma e Çilit tregon se bashkë me të bijën kanë shkuar në studion e Getit, në Kosovë dhe ka ngelur e habitur pasi dëgjoi fillimisht këngën. Ajo thotë për "Jo vetëm modë" se ishte tërësisht kundër kësaj kënge, por që Getoari ia kishte mbushur mendjen.

Linda Xhilaga shprehet:

Me Getoarin faktikisht na kanë marrë në telefon dhe ne marrim rrugën për Kosovë dhe shkojmë në studion e Getit edhe dëgjuam këngën: Qyqja Geto i thashë, kemi ardh nga Tirana në Prishtinë për të dëgjuar këto fjalë? Jo i thash, nuk do ta lejoj Çiljetën të këndojë.

Por ai mu kthye: Pse të mos e bëjë? Është diçka e bukur, do bëjë bujë. Më pas vendosëm dhe e bëmë. Pasi doli kënga dhe u këndua tek “Kënga Magjike” e ndaluan dhe thanë se nuk ishte për atë koncert”.

E megjithatë, kënga pati suksesin e saj. Në vijim, Linda tregon edhe për marrëdhënien me të bijën por edhe me Fernandon e vogël, të cilin i duket sikur e ka djalë dhe jo nip.


 
 
 

Comentarios


bottom of page