"Zogu" bën lëmsh Lasgushin me Naimin, kap me dorë "zogun" live në emision
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Ai del çdo ditë në televizion dhe përherë lëshon ndonjë batutë apo tregon mungesën e njohurive në fusha të ndryshme (epo, s'do t'i dijë të gjitha gjithmonë!).
Këtë mëngjes, Dajana ka nisur të recitojë disa vargje si më poshtë, të cilat janë mbështetur dhe vijuar njëkohësisht nga "Zogu".
Drejtuesja e emisionit thotë:
Jam i gjallë e jam në jetë,
jam në dritë të vërtetë"
Të kujt janë këto vargje Zogu?
Dhe ai që i përgjigjet:
Të Lasgush Poradecit".
Më tej vajza e përmend dhe i kujton se vargjet janë të Naim Frashërit, jo të Poradecit, teksa e ngacmon për t'i kujtuar emrat e vëllezërve të Naimit, të cilët Zogu arriti t'i gjente (NAim, Abdyl, Sami Frashëri), e pyet se nga janë ata me origjinë.
Ai thotë:
Nga s'janë! Nga Përmeti më duket".
E më tej, teksa nisin të qeshurat, Hermesi kap diçka me dorë nga mesi i këmbëve. Pra, me pak fjalë, siç e tha dhe vetë "Zogu kap zogun me dorë".
Ai sqaroi se ishte duke rregulluar disa zinxhirë që kishte të vendosur tek rripi dhe se nuk po bënte asnjë gjë të keqe.






Yorumlar