U krijua enkas për David Beckham, Range Roveri del në shitje për 33 mijë euro
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Në vitin 2007, një Range Rover sportiv, ngjyrë i gjelbër, u prodhua ekskluzivisht për ish-yllin e futbollit David Beckham.
Makina luksoze u krijua enkas për shijet e futbollistit anglez i cili ka paguar 100.000 paund në atë kohë për të marrë makinën.
Tashmë ajo nuk përdoret më nga ai dhe është nxjerrë në ankand.
Range Rover pritet të shitet për një shumë nga 30.000 paund deri në 70.000 paund.
Ekspertët kanë ndërtuar nga brenda makinën në mënyrë unike, ku përfshihen ndenjëset prej lëkure të punuar me dorë, sistem muzike të bërë me porosi dhe 2 ekrane në pjesën e pasme ku fëmijët e tij mund të luanin Play-Station.
Makina është hedhur në ankand në Birmingham's NEC këtë muaj dhe iu është dhënë një çmim fillestar prej 30.000 paundësh.




Comments