top of page

Tragjedia e radhës në Itali, pas Davide Astorit vdes një tjetër sportist

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 10, 2018
  • 1 min read

Duket se tersi nuk po iu ndahet sportistëve italianë. Pas vdekjes së Davide Astorit 5 ditë më parë, sot Italia është tronditur nga një tjetër tragjedi.

Notari 17-vjeçar, Mario Ricci është ndarë nga jeta teksa ishte duke bërë stërvitje në pishinë.

Ashtu si Astori, edhe për Riccin dyshohet se është goditur nga arresti kardiak, megjithatë do duhet përfundimisht përgjigjia e autopsisë për të dhënë verdiktin e saktë të vdekjes.

Djaloshi filloi mos ndjehej mirë krejt papritur, madje nuk ka arritur as të transportohet në spital pasi ishte tepër vonë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Napolit, në qendrën sportive "Delphinia" dhe ka tronditur sërish mbarë opinionin sportiv në Itali.


 
 
 

Comments


bottom of page