top of page

Skandali/ Grabiten diamantet dhe safirët miliona dollarësh në Muzeun Kombëtar?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 10, 2018
  • 1 min read

Kryeqyteti i Republikës Çeke, Praga ka një histori më shumë se një mijë vjeçare, arkitektura e të cilit nis që nga stili romanik i shekullit të 10-të e vazhdon më tej me stilin gotik, të Rilindjes, barok, rokoko, klasik, neoklasik.

Praga konsiderohet si një xhevahir i Evropës Qendrore dhe një ndër destinacionet më të pëlqyera në këtë qytet është Muzeu Kombëtar, i cili ruan edhe gurë të çmuar.

Vlera e tyre njihet botërisht se shkon deri në miliona dollarë, pasi shumica janë diamante, safirë dhe gurë të tjerë të veçantë.

Mirëpo ditët e fundit është zbuluar ai që konsiderohet si skandali më i madh i këtij muzeu.

Gjatë një inspektimi të specializuar është zbuluar se shumë nga gurët e çmuar që ruheshin me masa të rrepta në muze, rezultojnë të jenë falsë.

Kështu specialistët kanë zbuluar se një diamant 5 karatësh është zbuluar se ishte një copë qelqi e prerë, ndërsa një safir prej 19 karatësh ishte një imitim i lirë dhe gjysma e koleksionit të rubinëve të muzeut janë gurë sintetikë.

Nuk dihet se si falsifikimet kanë hyrë në posedimin e muzeut, dhe është e mundur që ato të mos ishin verifikuar siç duhet në kohën e blerjes.

Nuk përjashtohet as mundësia që ato të jenë ndërruar nga hajdutë të cilët kanë vjedhur gurët e çmuar.

Deri më tani janë verifikuar 400 gurë të çmuar, ndërsa ka rezultuar se një pjesë e madhe e tyre të jenë false, e nuk i afrohen aspak vlerës me të cilën janë blerë.

Nuk dihet se sa të tjerë mund të jenë falsë, pasi muzeu ka mbi 5000 gurë të tjerë që janë blerë me shuma marramendëse.


 
 
 

Comentários


bottom of page