Shtang aktorja e njohur: Nëna më jepte marijuanë për të më vënë në gjumë
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Kishim dëgjuar për problemet e shumta të të famshmëve me drogën, por ato të Charlize Theron duket se kanë nisur që në vegjëli.
Ylli i hollivudit i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmjen e djeshme, duke deklaruar nëna i jepte marijuanë që kur i ishte fëmijë.
Sipas Theron marijuana e ka ndihmuar vazhdimisht si atë dhe të ëmën për të fjetur.
Aktorja rrëfeu se bashkë me të ëmën vuanin nga pagjumësia dhe duke biseduar për alternativat tradicionale, menduan për marijuanën.
E ftuar në emisionin e njohur amerikan “Jimmy Kimmel Live”, Theron deklaroi se rezultatet e kësaj substance narkotike kanë qenë fantastike.
Ajo rrëfeu se vetën një javë më parë, e ëma i kishte blerë sërish bar dhe se arriti që të flejë në mënyrë perfekte.
Theron u shpreh se:
Javën e kaluar nëna ime më bleu sërish marijuanë. Dua gjithmonë të provoj gjithçka. Jetohet vetëm një herë, kështu që pse jo”.












Komentarze