top of page

"Lojëra lufte" në Ballkan/ Erdogan stërvitje të frikshme ushtarake pranë Greqisë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 10, 2018
  • 1 min read

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kanë shkuar sot në një nivel të frikshëm, ndërkohë që Ankaraja po "mpreh" armët.

Turqia po përshkallëzon tensionet duke njoftuar një stërvitje të madhe drtare ushtarake në Egjeun qendror gjatë marsit dhe prillit.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Ankaraja, ushtria turke do të mbajë stërvitje ushtarake në zonën mes ishujve Skyros, Psara dhe Evia.

Sipas mediave greke, stërvitja ushtarake do të mbahet më datat 25-27, 28, 29 mars, si dhe 2, 3, 4, 5 , 6-10, 24-26 dhe 30 prill.

Nga ana tjetër, Athina shprehet se Turqia nuk mund të bllokojë rajonet në Egje për një kohë kaq të gjatë.

Sipas Greqisë, stërvitjet ushtarake shërbejnë për qëllime politike e jo ushtarake.

Por Athina duket se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, duke njoftuar se flota ushtarake greke planifikon ushtrime të mëdha ushtarake gjatë së njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër, NATO nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm mbi Turqinë për të ndalur agresionin e saj.

Një përplasje mes anijeve turke dhe greke pranë Imias çoi në thirrje telefonike në nivel kryeministror mes Athinës dhe Ankarasë.

Edhe pse SHBA ka gjasa të ndërhyjë pas skenave, mbetet shqetësues fakti se një incident i paplanifikuar në Egje mund të dalë jashtë kontrollit.

Greqisë duket se nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër, përvecse të përpiqet të ushtrojë presion diplomatik ndaj SHBA-së për të kufizuar shitjet e avionëve luftarakë Ankarasë ose të vazhdojë t'i apelojë NATO-s për të ndërmarrë një qëndrim më të fuqishëm kundër Erdogan.


 
 
 

Komentar


bottom of page