E denoncuan prindërit, Vali Corleone mbetet në psikiatri
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Arrestimi i Vali Corleone dhe përfundimi i tij në psikiatri ishte një lajm që bëri bum mediatik para disa ditësh.
Corleone ishte denoncuar nga prindërit e tij, pasi kishte paraqitur probleme psikike duke i kanosur, por lajmi i keq është se që prej ditës së shtrimit në psikiatri Vali nuk ka bërë përmirësime.
Për këtë arsye djali pasanik do mbahet në klinikë edhe 15 ditë tjera.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Corleone do t’i kryejë të gjitha analizat për tu parë qartë shëndeti i tij mendor.
Pas qëndrimit 15 ditor të Corleones në Psikiatri, Gjykata Themelore në Gjilan do të jap vendimin e saj për të, ky është konfirmimi për “Express” nga zyrtari për informim në këtë gjykatë, Sabit Shkodra.
Shkodra shtoi:
Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve.”
Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj të dyshuarit për ngacmim të familjarëve të tij, Vali Corleone.










Comentários