Dogana në Durrës shkatërron arkivolet dhe lulet gjatë kontrollit, biznesi në panik
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 2 min read
Ndoshta qeveritarët shqiptarë thonë çdo orë e minutë që Shqipëria ka përmirësuar klimën e biznesit dhe po shënohet rritje ekonomike, por çfarë thonë vetë bizneset?!
Përfaqësuesit e një biznesi funeralesh kanë shkruar për JOQ.al duke shprehur ankesën e tyre të dhunimit që u bëhet në Doganën e Portit të Durrësit, pasi nga kontrollet aspak profesionale u dëmtohen objektet që kanë destinacion tregun europian.
Të shqetësuar ata kanë shkruar:
Kërkon qeveria të bëjmë biznes në Shqipëri, po mundohemi por në stres të plotë dhe terror psikologjik. Po bëjmë skanera, po bëjmë kontrolle, është e drejta e tyre të kontrollojnë dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe, por jo të shkatërrojnë dhe produktet kështu. S’na i pranon më në këto kushte askush në komunitetin europian. Humbim një ditë të tërë këtu në doganën e Durrësit.
Ju lutem t’i shikojnë zotërinjtë e ministrisë së ekonomisë ,po bëhet klima e biznesit mbytëse nuk vazhdohet më. Janë subjekte 20-vjeçare që operojnë në këtë vend, me qindra kamionë e subjekte që po i torturojnë.”
Siç duket i ka zënë frika punonjësit doganorë që pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë para syve të tyre dhe nuk kanë ç’t’i bëjnë gomarit, i bien samarit.
Por, çfarë objektesh konkretisht transporton kompania e biznesit funeral dhe në çfarë forme u dëmtohen në doganë?!
Përfaqësuesi i biznesit sqaron:
Ngarkesat janë të paketuara nga punonjës siç e shikoni në foto, këta shkatërrojnë çdo gjë, në fotot përkatëse një ngarkesë është me arkivole, firma i prodhon këtu që prej 18 vjetësh dhe i eksportojmë, ngarkesa tjetër janë lule të freskëta, buqeta dhe i hedhin në tokë, i heqin nga karrocat. Përgjegjësi nuk mban askush as dogana, as policia, dëmshpërblim as që bëhet fjalë, bile për kontrollet e tyre paguajmë ne subjektet, e njëjta gjë ndodh me fasonet që punojnë për firma si Armani apo Dolce Gabana që qepen këtu dhe ri-dërgohen atje, mbasi i shohin të shkëlyera, të hedhura, si mund të kemi reklamime nga firmat pritëse?!
Ku gjendet e drejta? Ja kemi ngritur këtë problem të 2 ministrive përkatëse Min e Brendshme dhe e Ekonomisë.
Ok, ne po ju mirëkuptojmë, po a na mirëkuptojnë ne partneret tanë jashtë shtetit ? Atje nuk funksionon kështu!
Shikojini në foto si i kanë shpartalluar arkivolet dhe lulet e buqetat i kanë hedhur përtokë.
I shet dot më klienti ynë? Jo, askush nuk do blinte lule të hedhura përtokë e që hidhen sërish në karrocën e luleve.”
Fotot e mëposhtme e tregojnë më së miri mungesën e profesionalizmit në doganat shqiptare.







コメント