Bëri hundën operacion, këngëtarja shqiptare: Më pengonte kur puthja të dashurin
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Operacionet plastike janë përhapur vitet e fundit shumë në botë, ndërsa njerëzit përpiqen të rregullojnë përmes tyre defektet në pamjen e jashtme.
Kjo i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Venera Lumani, e cila u bë e njohur nga “The Voice of Albania”.
Historia e saj e dashurisë me këngëtarin Lind Islami është një ndër më të pëlqyerat edhe për shkak se u njohën të dy në të njëjtin spektakël.
Çifti ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio ku kanë treguar si ndodhi puthja e parë mes tyre. Lindi zbuloi se janë puthur nga liqeni, ndërsa Venera e nisi historinë nga fillimi.
Ajo tregoi:
Ishte ndër herët e para që unë po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club. Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe unë thosha, ku ka një park ku rrinë të rinjtë dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit."
Por Venera tregoi se ndonëse puthja me saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, kishte diçka që i pengonte gjithë kohës.
Ajo tha:
Me hundën kemi pasur probleme, deri në momentin kur bëra operacionin."











Comentários