20-vjeçari shqiptar përdhunon të moshuarën pasi i kontrollon sahatin
- TheAlbanian Times
- Mar 10, 2018
- 1 min read
Një 20-vjeçar është akuzuar për përdhunimin e një të moshuare në Fushë-Kosovë.
Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa i akuzuar është një i ri me inicialet A.H. Mësohet se ai është i martuar.
Gjithashtu, bazuar në të dhënat e prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 6 tetor të vitit 2017, rreth orës 19:00
20-vjeçari është futur në shtëpinë e 70-vjeçes në Fushë-Kosovë dhe është prezantuar si punëtor i KEK-ut.
I ka thënë të moshuarës se ka ardhur për të parë sahatin e energjisë elektrike.
Pasi është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë, është futur në dhomë e dëmtuara dhe është afruar te dera që të shikojë se çfarë ishte duke bërë i riu.
Aty dyshohet se ai e ka përdhunuar.

Comentarios