top of page

Vrau veten pas sherrit me të fejuarin, flasin familjarët e vajzës nga Korça

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 9, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një vajzë i ka dhënë fund jetës pasi ka pirë fostoksinë.

Ajo ka debatuar ashpër me të fejuarin dhe më pas ka kryer veprimin fatal. Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë është 20-vjeçarja Erisa Veis, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Korçës, ndërsa e reja është gjetur pa jetë në banesë.

Sipas policisë, familjarët, në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit. Shkak kanë qenë edhe grindjet e shpeshta me të fejuarin e saj.


 
 
 

コメント


bottom of page