Dalin pamjet e përplasjes mes bandave në Vlorë
- TheAlbanian Times
- Mar 9, 2018
- 2 min read
Janë publikuar pamjet e frikshme të përplasjes mes dy grupesh kriminele në Vlorë, ku mbetën të plagosur tre persona. Ditën e sotme, Report Tv ka publikuar pamjet e shkëmbimit me armë zjarri në datën 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse.
Në pamjet e publikuara, shihen 7 të rinj të cilët me pistoleta dhe kallashnikov qëllojnë ndaj njëri-tjetrit me armë zjarri.
Nga kjo përplasje mbetën të plagosur 3 persona.
Çfarë ndodhi? Ngjarja:
Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me tre makina. Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’.
Nga makina tip fuoristradë kanë dalë Canaj me dy të tjerë duke qëlluar më armë zjarri në drejtim të ‘Fiatit’, ndërsa nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Gazmend Canaj e kanë dërguar në spital shokët, ndërsa më pas janë larguar.
Nga tërësia e hetimeve të kryera prej Grupit Hetimor të DVP.Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka rezultuar se dy grupe personash të cilët lëviznin me 2 automjete pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të cilat nuk bëhen të dituara për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri tjetrin me armë zjarri.
Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve:
• Gazmir Canaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
• Taulant Beqiraj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
• Eris Llanaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,
Si edhe ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale E.M., dhe P.A..
Si rezultat i hetimeve dhe kqyrjes së kamerave ka rezultuar se shtetasi Gazmir Canaj sëbashku me shtetasit E.M., dhe P.A., kanë shtënë me armë zjarri drejtim shtetasve Taulant Beqiraj dhe Eris Llanaj, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurosisë Vlorë, për veprat penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 76 e 22 dhe 278 të Kodit Penal.
Comments