Banorët gjejnë 27 duar të sharruara në bregun e lumit
- TheAlbanian Times
- Mar 9, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Rusi ditën e sotme, ku banorët kanë gjetur dhjetëra duar të prera.
Zbulimi u bë në qytetin Kabarovsk të Siberisë, në afërsi të kufirit me Kinën.
Banorët janë tronditur kur njëri prej tyre gjeti një nga duart në breg të lumit.
Vetëm pak minuta më vonë, ai pa një çantë që mbante 27 palë duarsh njeriu të sharruara.
Identiteti i personave të cilëve u përkisnin duart mbetet mister, ashtu si dhe motivet përse ato janë prerë.
"RT" shkruan se duart mund të jenë prerë me sëpatë si ndëshkim për vjedhje, ose mund t'u jenë prerë trupave të vdekur në spital.
Një komplot edhe më i frikshëm është që trupat të jenë përdorur fillimisht për marrjen e organeve me qëllim trafikimi dhe duart u janë prerë për të parandaluar identifikimin.




Comments