top of page

Po nderte rrobat, bie nga kati i katërt 28-vjeçarja shqiptare

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 8, 2018
  • 1 min read

Një nënë shqiptare ka humbur jetën paraditen e sotme në La Spezia të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Via Duino, ku gruaja ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, mbi tarracën e një dyqani.

28-vjeçarja thuhet se banonte me bashkëshortin dhe ishte nënë e një foshnje 1 vjeçe.

Fillimisht mediat italiane shkruajnë se ngjarja ishte aksidentale edhe pse u aludua për një vetëvrasje pasi ajo kishte mbyllur derën e shtëpisë.

Gruaja dyshohet se ka humbur ekuilibrin, teksa nderte rrobat, duke rënë nga ballkoni. Ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë foshnja një vjeçare ka qenë në kopësht ndërsa burri i saj në punë.


 
 
 

Comments


bottom of page