Kush është këngëtari që po sfidon Noizy-n me Ferrari dhe me jetën luksoze?
- TheAlbanian Times
- Mar 8, 2018
- 1 min read
Noizy njihet si për hitet ashtu edhe jetën luksoze, por një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar duket se po e sfidon në të dyja drejtimet.
Si ai dhe Ardian Bujupi njihen për të ardhura të mira dhe për pasionin për makinat e shtrenjta.
Ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve sot, pasi ka postuar një foto me një Ferrari të kuq.
Me siguri të gjithëve iu kujtua Noizy, i cili zotëron një makinë identike dhe ashtu si Ardiani, nuk nguron të "shesë mend" në rrjetet sociale.
Madje në fotot e tjera të postuara në Instagram, Ardiani shihet të ndërrojë shumë makina të shtrenjta, ashtu si Noizy.
Duke parë se ndajnë gjithashtu të njëjtin pasion edhe për orat e shtrenjta, mund të themi me plotë gojë se Adriani po sfidon "hapur" Noizyn, për sa i përket jetës luksoze.








Comentários