Krimineli rrëmben motrat infermiere, i detyron të vaksinojnë të varfrit
- TheAlbanian Times
- Mar 8, 2018
- 1 min read
Ndoshta nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por një kriminel i njohur për trafikim droge, ka rrëmbyer dy motra infermiere në Rio de Janeiro dhe i ka detyruar të vaksinojë të varfrit.
Mediat braziliane shkruajnë se 24-vjeçari Thomas Vieira Gomez dërgoi dy motra infermiere në Salguiero, për të vaksinuar personat që vuajnë nga problemet shëndetësore dhe për të shmangur epidemitë që kërcënojnë vendin së fundmi.
Gomes i shoqëruar nga pjesëtarë të bandës së tij me këtë rast kishte vjedhur edhe një sasi të vaksinave dhe shfrytëzoi rastin që të vaksinohej edhe ai për t’u mbrojtur nga sëmundja e rrezikshme.
Nga ana tjetër, motrat kanë thënë pasi janë lënë të lira se Gomez është treguar mirë me ta dhe se nuk i ka dhunuar.

Comments