top of page

Komediani shqiptar uron mësuesen: Më the që s'do bëhem njeri, k*rvë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 8, 2018
  • 1 min read

Ditën e djeshme ishte dita zyrtare e mësuesve si dita e themelimit te Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës, shumë persona VIP dhe të thjeshtë kanë postuar urimet e tyre për mësuesit.

Sigurisht që shumica e urimeve kishin konotacion pozitiv duke kujtuar edhe sakrificat e një mësuesi shqiptar, por nuk ishte e njëjta gjë për komedianin Visjan Ukcenaj.

Me anë të një video të hedhur në Instastory, Visjani i ka dedikuar një “urim” me spec mësuese së tij të matematikës, e cila siç shprehet komediani gjithnjë i thoshte se nuk do bëhej dikush në jetë.

Visjani dëgjohet duke thënë në video:

Doja t’i thoja zyshës së matematikës: hë mi zyshe, hë mi ti që thoje se s’do bëhem njeri, hë mi e shef mi? Starting from the bottom noë ëe’re here bitch! (Fillova nga fundi tani jemi këtu k*rvë!).”

Megjithëse arsimi në Shqipëri ka shumë mangësi, duke përfshirë këtu edhe mënyrën shpeshherë jo profesionale, ndoshta kjo nuk është mënyra e duhur për t’iu drejtuar një mësonjësi, pasi gjithçka është sistemore dhe nëse sulmohen individualisht nuk do ketë kurrë përmirësime në arsim dhe kudo tjetër.

Gjithsesi, mund ta komentoni vetë “urimin” e komedianit...


 
 
 

Comments


bottom of page