top of page

Gazetarët amerikanë nxjerrin faktet: Basha u dërgua në Shtëpinë e Bardhë nga Putin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 8, 2018
  • 2 min read

Të gjithë e mbajmë mend takimin e bujshëm të Lulëzim Bashës me Presidentin amerikan Donald Trump, por ditët e fundit, mediat amerikane kanë zbardhur detaje tronditëse nga kjo ngjarje.

Sipas gazetës "Mother Jones" , ky takim mes kreut të PD dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë u mundësua nga një kompani skoceze, e quajtur "Biniatta Trade", të cilës Basha i pagoi më shumë se gjysmë milioni dollarësh.

Ishte pikërisht kjo kompani që pagoi ish-ndihmësin e Trump , Nick Muzin, për të ndihmuar Bashën të takonte Presidentin amerikan.

Megjithatë, investigimi i tre gazetarëve të njohur amerikan faktoi se kjo kompani ka lidhje të forta me Rusinsë, duke aluduar se Basha u dërgua në Shtëpinë e Bardhe nga Kremlini zyrtar.

Gazeta shkon edhe më tej, duke shkruar se Vladimir Putin ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet parlamentare te vitit 2017 në Shqipëri.

Një pjesë e investigimit bën të ditur se:

Muzi kontaktoi Stephen Bannonin, pastaj një këshilltar të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe disa zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës.

Madje ai vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga "Breitbart News".

Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike. Për disa javë, PD-ja Bashës kishte organizuar disa protestat kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialist.

U përfol që PD-ja dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit. Dukej se Shqipëria mund të shkonte drejt trazirave serioze. Kështu që PD-ja iu drejtua republikanëve në Uashington për ndihmë."

Pas këtij shkrimi që ka bërë bujë të madhe edhe në SHBA, ka reaguar vetë ambasada ruse në Tiranë.

Përfaqësuesja më e madhe e Rusisë në Shqipëri ka mohuar lidhjet me Bashën dhe duke u shprehur se revista e njohur amerikane ka spekuluar.

Përmes një komunikimi për media, ambasada thekson se:

Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.

Materiali në fjalë përbën një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë.

Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.

Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.”


 
 
 

Comentários


bottom of page