Zbulohet arsyeja e zhveshjes së Bleona Qeretit në ceremoninë e Oscar
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
(Zh)veshja e Bleona Qeretit në ceremoninë e Oscar-it ka bërë bujë të jashtëzakonshme dhe është komentuar pafund si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Edhe pse këngëtarja shqiptare përdori pothuajse të njëjtën veshje katër vite më parë te eventi i AMA-s, ia ka dalë prapëseprapë të tërheqë vëmendjen e mbarë botës.
Megjithatë, duket se veshja nuk ka qenë thjesht një rastësi, pasi Bleona paska pasur një qëllim të fshehtë.
Këngëtarja shqiptare është treguar një stratege e zonja për të shfrytëzuar më së miri këtë vëmendje.
Vetëm dy ditë pas ceremonisë botërore, ajo ka lançuar këngën e saj të re në “Instagram”.
Kënga që duket se doli në skenë "rastësisht" pas zhveshjes titullohet “Wicked Love” dhe nuk ka ende një klip zyrtar.
Ka mjaftuar kaq që shumë prej komentuesve të shprehen se zh(veshja) e Bleonës ka pasur qëllime mjaft djallëzore.











Comments