Po i shpërthenin 300 mijë eurot nga valixhja, shqiptarët habisin policinë ekuadoriane si i kishin fs
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
D.Driza dhe G. Hoxha janë shqiptarët të cilët janë ndaluar më 16 qershor të vitit 2017 në Aeroportin Ndërkombëtar të José Joaquín de Olmedo në Guayaquil, Ekuador.
Shqiptarët kishin fshehur 350 mijë euro në valixhet e tyre dhe po tentonin t’i kalonin të padeklaruara.
Ata kishin udhëtuar nga Madriti për në Guayaquil dhe kishin fshehur edhe 2 kartmonedha 500 euro në pjesët tërheqëse të valixhes që kishin sjellë.
Ky operacion i koduar si “Acrux”, u bë për të parandaluar aktivitetin kriminal të shtetasve nga Europa dhe ishte një bashkëpunim i oficerëve të kundër narkotikës të Departamentit Europian me policinë ekuadoriane.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet shqiptarëve vizitorë në vend nga Drejtoria Kombëtare e Policisë kundra narkotikëve, pasi konsiderohen si potencialisht të përfshirë në trafikun e kokainës.
10 vitet e fundit numri i shqiptarëve që vizitojnë Ekuadorin është rritur.


Comments