Pistonat ngrihen papritur, makinat çajnë serbatorët
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Shkodrës për të katërtën herë radhazi. Bëhet fjalë për ngritjen e pistonëve në mënyrë të papritur, teksa makinat kanë qenë duke ecur në normalitet në rrugë.
Nga pamjet e publikuara nga Mirsad Basha, duket qartë nafta e derdhur në shesh, si pasojë e çarjes së serbatorit të automjetit që i ka rënë rasti të kalojë në atë rrugë, në atë moment.
Mirsadi shkruan:
I katerti rast aksidenti ku pistonat i cohen pa pritmas makinave!"
Veç dëmit të shkaktuar tek automjeti, një fenomen i tillë i përsëritur disa herë rresht rrezikon seriozisht mirëqenien e personave që udhëtojnë në këtë rrugë në Shkodër.
E ndërkaq, kryebashkiakja kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës, për shkak të përmbytjes së disa zonave...







Comments