top of page

Mustafa Nano kritika për veshjen e Ildës dhe Borës: Jeni në studio, jo për striptizë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 7, 2018
  • 2 min read

Gazetari dhe opinionisti Mustafa Nano ka vënë nën shënjestër veshjet e dy gazetareve sportive, respektivisht Ilda Bejleri dhe Bora Zemani duke e komentuar negativisht tendencën e tyre për të treguar format e trupit.

Nano në emisionin e tij “Provakacija” godet fenomenet shoqërore me anë të monologjeve dhe fillimisht e nisi me Bora Zemanin.

Teksa në ekran u shfaq një foto e Borës në emisionin sportiv që ajo drejton, Mustafa Nano u shpreh:

Vajza që po shifni në ekranin e studios quhet Bora Zemani dhe është moderatore e një programi televiziv sportiv në SuperSport. Dhe që është program sportiv kuptohet sepse kemi dhe Dritan Shakohoxhën në fotografi. Prapa shpinës së Bora Zemanit është një ndenjëse, është ndenjësja e moderatores dhe unë jam i sigurtë që momentin që Bora Zemani do të tentojë të ulet në ndenjësen e vet, sytë e të ftuarve në studio, sytë e panelistëve që janë që janë ftuar aty për të komentuar eventin futbollistik të radhës, do të përqendrohen te zona ku fundi i fustanit të shkurtër të Borës takohet me këmbët e gjata të bukura, të drejta, të cilat me siguri do të kryqëzohen në stilin e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.”

Ashtu si për Borën, Nano nuk i kurseu kritikat as për kolegen e saj, Ilda Bejlerin.

Në komentimin e Ildës, analisti tha:

Të shtunën e shkuar në mbrëmje, unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjes.”

Megjithatë Nano nuk ndalet me kaq, teksa në mbyllje të monologut të tij theksoi:

Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte."


 
 
 

Comments


bottom of page