"Kosem" i dhuron puthjen e nxehtë Ahmetit, reagimi i burrit të saj bën xhiron e rrjetit
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
Beren Saat është një nga aktoret më të pëlqyera turke për publikun shqiptar.
Ajo ka qenë gjithnjë në krye të disa roleve në telenovela dhe seriale të ndryshme turke sa ka arritur të rrëmbejë zemrat e ndjekësve nga vendi ynë.
Roli i saj i fundit me të cilën po debuton në televizionet e shqiptarëve, është ai i “Sulltaneshës Kosem”.
Ajo është e martuar me këngëtarin turk Kenan Dogulu, i cili është shprehur se është bërë xheloz për një skenë në serial midis gruas së tij dhe aktorin që debuton në rolin e Sulltan Ahmetit.
Në skenë bëhet fjalë për një puthje plot ndjejë midis dy personazheve kryesorë të serialit.
Ai ka qenë i pranishëm gjatë xhirime dhe është shfaqur i inatosur.
Mediave turke nuk u ka shpëtuar ky fakt dhe kanë marrë deklaratën e tij.
Dougulu është shprehur se e priste një skenë të tillë të ndodhte dhe se nuk e ka pritur aspak mirë.
Kjo nuk ka ndikuar aspak në martesën e tyre pasi në fund të fundit ai është shprehur se e njeh profesionin e bashkëshortes së tij.









Comments