top of page

"Italianët e panë kokainën dhe e lanë të vinte në Shqipëri që të kapeshin peshqit e mëdhenj&quo

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 7, 2018
  • 1 min read

Detaje interesante janë zbuluar nga kapja e 180 milionë eurove drogë në kontenierin e bananeve në portin e Durrësit.

Ditën e sotme katër agjentë të antidrogës amerikane, DEA, kanë zbarkuar në portin e Durrësit, aty ku erdhi droga e porositur nga Kolumbia.

Këta agjentë mësohet se kanë ardhur nga Greqia, aty ku ndodhet edhe qendra e Anti-drogës amerikane për rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë detaje të reja janë mësuar nga mënyra se si është kapur kokaina.

Menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” ka treguar se kishte katër vite që merrej me menaxhimin e shitjes dhe të blerjes.

Ai ka thënë se kontenierët kanë qenë dy javë me vonesë, kjo pasi ato janë ndaluar për inspektim në portin e Livornos.

Gazetarja Klodiana Lala tha për News 24:

Kamioni është shkarkuar në port dhe në këtë moment, policia dhe agjentët doganorë kanë konstatuar se në anën e djathtë të kontejnerit kishte ndërhyrje dhe gjurmë silikoni. Për të mos rënë në sy, policia ka bërë një shpim në pjesën e poshtme, dhe pasi ka konstatuar drogën, e kanë lejuar atë që të shkojë në destinacion me qëllim kapjen e peshqve të mëdhenj."

Por kjo vërteton se ndonëse autoritetet shqiptare po përpiqen ta sjellin si një operacion krejtësisht të tyre, provat flasin kundër tyre.

Kjo pasi droga u tha edhe nga kryeministri Rama se u kap nga policia shqiptare pa asnjë sinjalizim nga askush.


 
 
 

コメント


bottom of page