top of page

Instruktori 50-vjeçar lidhje me vajzën e mitur: Zemër, fshiji të gjitha mesazhet...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 7, 2018
  • 2 min read

Ai ishte i vetëdijshëm se po bëhej pjesë e një një marrëdhënie të ndaluar, duke qenë se dashuria e tij për një vajyë 14 vjeçare erdhi kur ai ishte gati 50 vjeç.

Kjo lidhje si ajo që përshkruan Vladimir Nabokovi tek "Lolita" i ka ndodhur një instruktori karateje në Itali.

Giulio C. 48 vjeç ka përfunduar në arrest shtëpie pasi akuzohet për raporte seksuale me një të mitur.

Në mesazhet e zbuluara burri i kërkonte gjithmonë të njëjtën gjë:

Zemër të lutem fshiji të gjitha mesazhet."

Por në fakt vajza nuk i fshiu kurrë mesazhet, përveçse kur prindërit i zbuluan marrëdhënien. Kjo pasi nëna e vajzës ia kapi me forcë telefonin dhe ia dorëzoi policisë, pasi lexoi në të gjithë mesazhet e profesorit të karatesë.

Ka qenë vëllai më i madh i 14-vjeçares i cili zbuloi i pari romancën e së motrës me një burrë në moshë dhe i ka treguar gjithçka nënës së tij.

Adoleshentja nuk donte t'ia dinte për arsyetim dhe përsëriste vazhdimisht se kishte rënë në dashuri.

Kur agjentët e stacionit të policisë së San Giovanni u paraqitën në shtëpinë e Giulio C. për ta arrestuar, ai u përpoq të justifikonte veten se e donte.

Ai tha:

Unë e dua dhe nuk mund të bëj dot pa të."

Kjo deklaratë në fakt nuk i lehtësoi aspak rrethanat në të cilat ai ndodhet. Kjo pasi nuk ka rëndësi aspak as dëshmia e vajzës, pasi 48-vjeçari nuk duhet të përfitonte nga brishtësia emocionale e adoleshentes.

Sipas mediave italiane takimet e tyre zhvilloheshin në garazhin e shkollës, ku fillimisht kishte vetëm puthje dhe përqafime të cilat u kthyen në marrëdhënie të plota.

Për prokurorinë mjafton prova që ka vajza në celular, mesazhet e të cilës kanë zënë mijëra faqe në dosjet e prokurorisë.

Në bisedat e zhvilluara të dy flasin për hollësi intime që nuk le shkak për të dyshuar se mes tyre kishte marrëdhënie seksuale të ngushtë.


 
 
 

Kommentare


bottom of page