I vdekur pasi foli në telefon, si dhe pse e eliminuan shqiptarin në Greqi?
- TheAlbanian Times
- Mar 7, 2018
- 1 min read
Janë gjetur autorët dhe është zbardhur vrasja e një 29-vjeçari shqiptar, i cili më 21 shtator të vitit 2012 u eliminua në lagjen Peristeri në Athinë.
29-vjeçari ishte gjetur i vdekur në vendin e shoferit, brenda në makinë, ndërsa kishte plagë me armë zjarri në trupin e tij.
Nga hetimet greke, në atë kohë u mësua se i riu shqiptar ishte vrarë nga një person i maskuar, i cili udhëtonte me motor. Autori i është afruar të riut dhe e ka qëlluar nga xhami.
Autori i ngjarjes është një 38-vjeçar shqiptar, i cili është burgosur. 38-vjeçari ishte në drejtim të motorit, ndërsa një 28-vjeçare me origjinë greke ka bashkëpunuar në vrasje.
Viktima, identiteti i së cilit nuk është zbuluar, kishte ardhur në Greqi për të takuar një femër, të cilën e kishte njohur përmes rrjeteve sociale. Ditën që ka ndodhur ngjarja, të dy e kishin lënë për t'u takuar në lagjen Peristeri, pasi kishin folur në telefon.
Si rezultat i hetimeve të policisë, adresa në internet me të cilën kishte komunikuar dhe ishte lënë që viktima 29-vjeçar të takohej, ishte e 28-vjeçares greke, bashkëpunëtore në vrasje.
Ka qenë 38-vjeçari shqiptar ai që e detyronte greken të fliste me viktimën dhe që më pas i ngriti kurthin.
Autori, i cili ndodhet në burg, është akuzuar në të kaluarën për një numër veprash kriminale, duke përfshirë vrasjen, dy vrasje në tentativë, përfshirjen në një organizatë kriminale, zhvatjen, vjedhjen etj.

Comments