top of page

Cili është kamarieri që mund të bëhet kryeministri i ri i Italisë?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 7, 2018
  • 2 min read

Mateo Renzi mori vetëm 20 për qind të votave, ndërsa Berluskoni dhe koalicioni i tij me Ligën e Veriut nuk arritën të mblidhnin shumë mbështetës në jug të vendit.

Me sa duket zgjedhjet në Itali treguan se popullit i ka ardhur në majë të hundës nga politika e deritanishme.

Ata paralajmëruan ndryshime të mëdha duke votuar për populistët e ‘’5 yjeve” dhe duke i renditur ata forcë të parë në zgjedhje.

Kjo forcë politike, e cila i ka dalë kundër "dorës së fortë" të BE-së në Itali, drejtohet nga Luigi di Maio.

Ai është vetëm 32 vjeç dhe para disa muajsh ishte një njeri i thjeshtë, me një të shkuar jetësore të zakonshme, pa e ditur se e priste një e ardhme e ndritur.

Luigi vjen nga një familje e zakonshme, madje ka punuar edhe si kamarier, por tashmë premton të udhëheqë Italinë drejt një revolucioni

Por kush është 32 vjeçari që mund të drejtojë Italinë?

Luigi Di Maio ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986. Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvëndëspresidentit të Dhomës së Deputetëve.

Është më i madhi i tre vëllezërve.

Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas diplomës në liceun klasik ai është regjistruar në universitet, ku fillimisht zgjodhi inxhinerinë informatike, të cilët do ta braktiste më pas për jurispruidencën.

Ka punuar pak kohë si kamarier e ndihmës në stadium, për të vijuar më pas si mirëmbajtës uebi e në fund me kandidimin për Lëvizjen 5 Yjet të drejtuar nga Beppe Grillo.

Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje.

Në vitin 2010 kandidohet si këshiltar komunal po nuk arrin të fitojë. Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvëndëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj. Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.

Është beqar, pëlqen makinat (ka një Mini Cooper vintage) dhe e konsideron veten jo karizmatik dhe si të keq në futboll. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.


 
 
 

Commentaires


bottom of page